Bashkia e Lezhës shkurton me 40% administratën, problem me pagesat

0
957

Kriza me rrogat e administratës gjatë vitit 2017 është reflektuar ndjeshëm në strukturën e propozuar nga Bashkia Lezhë, e cila u miratua pak ditë më parë nga Këshilli Bashkiak. Duke ju referuar strukturës së re, për vitin 2018 do të ketë shkurtimet në administrate.

Ato do të prekin të gjithë sektorët, ku  40 % e punonjësve të Bashkisë Lezhë do të largohen nga puna, ndërkohë do të ketë edhe reduktim të pagës. Pjesa më e madhe e punonjësve që do të largohen do të jetë nga grupi i marrë gjatë kohës së zgjedhjeve. Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj.

Nga 750 punonjës që janë aktualisht  administrata e Bashkisë Lezhë do të zbresë në 450, ndërsa paga e tyre do të reduktohet edhe me 10%. Megjithëse struktura ende nuk është bërë publike, burime konfidenciale kanë bërë me dije se shkurtimet do të prekin edhe pozicione në postet drejtuese, pasi struktura e re do të jetë me e vogël që jep mundësi për lëvizje të mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here