Kryetarja e LSI, Kryemadhi nuk do të ketë më heshtje për anëtarët e drejtësisë, do u nxjerrim dosjet korruptive…

0
947

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcënuar prokurorët se do tu publikojë një pas një dosjet korruptive. Ajo tha se tashmë nuk do të ketë më heshtje për anëtarët e drejtësisë.

Kryemadhi ka folur për ngjarjet e fundit të arrestimit të ish kreut të ARRSH -së Dashamir Xhika dhe e cilësoi atë një arrestim politik. Ajo akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë. Ndërkohë në lidhje me aksionin opozitar ajo u shpreh se janë ndarë punët për çdo person dhe kështu do matet edhe suksesi i çdo opozitari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here