Lituania konfirmon qëndrimin për hapjen e negociatave brenda këtij viti

0
746

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të një turi rajonal në vendet Baltike, po zhvillon një vizitë në Lituani.

Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkevičius, Ministri Bushati diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rëndësinë e gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik.

Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij.

Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministri Linkevicius konfirmoi qëndrimin mbështetës të Lituanisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim të BE me Shqipërinë gjatë këtij viti.

Ministrat diskutuan mbi situatën në rajon. Ministri Linkevicius vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me anëtarë të Komitetit për Punët e Jashtme, Komitetit për Çështjet Evropiane dhe anëtarë të Grupit për marrëdhëniet ndërparlamentare me Vendet e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin lituanez.

Gjatë takimit, Bushati njohu deputetet lituaneze me progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe pritshmëritë në këtë kontekst.

Deputetët lituanezë vlerësuan progresin në adresimin e priorieteteve kyçe, dhe ndanë mendimin për rëndësinë që ka Zgjerimi jo vetëm për zhvillimin e vendeve aspirante, por dhe për forcimin e sigurisë së Unionit në përgjithësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here