Perballe permbytjes ne nje dite – nate, barriera mbrojtese per argjinaturen e Shirqit, aty ku rreziku eshte i larte

0
926

 

Situata me të cilën po përballen është tejet e vështirë. Uji ka mbuluar tokat bujqësore dhe oborret e shtëpive, duke prekur shkallët e para. Argjinatura në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç rrezikon të mos përballojë fluksin e lartë të prurje, prandaj puna ka nisur me ngritjen e barriera mbrojtëse, thasëve me rërë dhe paralelisht me futjen në fuksion të pompave të mëdha thithëse që po largojnë ujin nga oborret.

Tv1 channel vendosi të ndjekë nga afër punën që po bëjnë emergjencat civile të asistuara nga FNSH dhe reparti zjarrfikes në zonat e përmbytura të Shkodres, në një ditë të gjatë, e që vijon pa ndërprerje deri në orët e mbrëmjes. Përtej vështirësive që ka krijuar rritja e nivelit të ujit, kreu i emergjencave Shemsi Prençi është optimist se gjithçka do të kalojë pa pasoja të mëdha.  Teknika që po pëdoret është ajo e standarteve Europiane, që Shqipëria i ka përfituar falë projekteve IPA.

Faji nuk është vetëm i natyrës, por edhe i dorës së njeriut pasi përtej investimeve të kryera ndër vite që kanë zbutur pasojat e përmbytjes, sërish problem mbeten hedhjet e mbetjeve në argjinatura dhe bllokimet e kanaleve kulluese.

Banorët nga ana e tyre janë të frikësuar sepse rritja e nivelit të argjinaturës po i përgatit për një situatë që mund të përkeqësohet thonë ata. Apeli ndaj strukturave shtetërore është që të furnizohen me ujë të pijshëm dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë, pasi rezervat po u mbarojnë.

Në Dajç janë 780 hektarë tokë në ujë dhe 25 familje të bllokuara në lagjet Marinaj, Maçaj dhe Mushan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here