Rreshqitjet e dherave ne Fushe Arrez, Situata kritike, shembet nje banese dhe rrezikohen te tjeratv

0
2241

Situata në njësinë administrative Bleran, të bashkisë Fushë – Arrëz po merr përmasa tejet shqetësuese, pasi rrëshqitja masive e dherave nuk ka të ndalur. Këtë të mërkurë një banesë është shembur në lagjen “Palaj”, duke lënë në qiell të hapur familjen prej 8 anëtarësh të Kin Marashit. Reshjet e shiut po favorizojnë këtë situatë tejet të rëndë, ndërsa kryebashkiaku Fran Tuci bën me dije se ka njohur të gjitha strukturat shtetërore për atë që po ndodh në këtë territor dhe apelon për evakuim dhe të strehim të banorëve, pasi tashmë rrezikohen të gjitha banesat e kësaj lagjeje.

Kisha katolike deri më tani ka qënë e vetmja që ka hapur dyert e një objekti në Dardhë për strehimin dhe garantimin e ushqimit apo nevojave të tjera për këto familje. Por shqetësuese me këto rrëshqitje është bërë gjendja për gjënë e gjallë, pasi toka është shkatërruar plotësisht. Edhe pse është premtuar se do të ketë një ndërhyrje të shpejtë dhe vlerësim të demeve e kompensim të banorëve, deri më tani në zonë sinjalet për një gjë të tillë nuk kanë shkuar. Në total janë 12 banesa të rrezikuara dhe qindra hektarë tokë të zhdukuara thuajse plotësisht nga erozioni dhe rrëshqitjet masive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here