Friday, May 17, 2024
Home Aktualitet Ambasadorja Schütz: Siguroni furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm…

Ambasadorja Schütz: Siguroni furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm…

0
597

Shqiptarët do të rrinë në Shqipëri vetëm nëse krijohen kushte të mira jetese dhe shërbim shëndetësor. Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schütz tha se duhet të sigurohet furnizmi 24 orë me ujë.

Susanne Schütz: Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një  shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor.

Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu.

Kjo përfshin ndër të tjera 24 orë në ditë furnizim me ujë, trajnime sipas standardeve europiane dhe sistem shëndetësor sipas standardeve europiane dhe një administratë transparente dhe luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Gjermania po ndihmon me programe të shumta, furnizim me ujë, elektricitet, trajnime, mbështetje për ndërmarrjet e mesme, turizmin etj. Gjermania ka qenë një partner i besueshëm, mbetet shumë për të bërë. Gjermania do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekejt për të ngritur vendin në nivelet e standardeve europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here