Thursday, May 2, 2024
Home Politikë “Emigracioni jo i keq”, Vasili i drejtohet kryeministrit Rama: Deklarata me tronditje...

“Emigracioni jo i keq”, Vasili i drejtohet kryeministrit Rama: Deklarata me tronditje mendore…

0
609

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i pyetur nga gazetari i Ora News Everest Dedaj në lidhje me deklaraten e kryeministrit se situata e largimeve nga Shqiperia nuk eshte “zi” sic e paraqet opozita, ai tha se një gjë të tillë mund ta hotë vetëm një person i cili ka probleme mendore.

Vasili tha se sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave 7-17 vjeç në Europë.

Gazetari: Do të doja mendimin tuaj për një deklaratë të kryeministrit të sapo bërë ku e vlerëson emigracionin si dicka normale, madje të mirë dhe shprehet se nuk duhet ti qahet halli atyre që e lënë Shqipërinë…

Vasili: Duhet të kuptoni një gjë, duhet të bëjmë një interpretim korrekt edhe politik, por edhe psikik. Shumë deklarata të kryeministrit kanë të bëjnë me një tronditje që është e karakterit mendor, nuk kanë të bëjnë me një analizë politike. Të flasësh kështu për emigracionin do të thotë që  mendja ka një problem. Se nga vjen tronditja, vjen nga hallet, nga kapja apo nga substanca të caktura që përdor kjo është çështje tjetër. Vetëm një njeri me shkollë pak mund të flasë kështu. Sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave 7-17 vjeç në Europë. Kjo është shuplaka më e fortë për një të paditur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here