Xhafaj: Kamera nëpër rrugët e vendit për të “hequr” policinë rrugore

0
489
Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se në Policinë e Shtetit po shikohet projekti për vendosjen e kamerave në të gjitha akset rrugore në vend, në mënyrë që shoferët të shohin gjithnjë e më pak policë në rrugë. Deklaratat e tij u bënë gjatë diskutimit për sigurinë publike në Lezhë.

Xhafaj: “Njëkohësisht unë dëshiroj t’ju informoj që me Drejtorin e Përgjithshëm jemi duke parë mundësinë  e një projekti shumë të rëndësishëm, siç është vendosja e kamerave në të gjitha akset rrugore të vendit në mënyrë që ju të shikoni gjithmonë e më pak policë në rrugë, por të ketë një monitorim të pandërprerë të të gjithë akseve rrugore.

Shumë shpejt besoj unë, ne do të finalizojmë një projekt që të gjitha akset rrugore të Republikës, të monitorohen me kamera! Ashtu sikundër edhe zona të caktuara, siç janë zonat turistike, të monitorohen me kamera për aq sa lejohet në mënyrë që të shikojmë gjithmonë e më pak policë por të kemi më shumë vëzhgim dhe kontroll në funksion të sigurisë, së rendit dhe qetësisë publike. Merreni edhe këtë një angazhim të ministrit të Brendshëm, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në mënyrë që kur të vijmë herën tjetër, të na thoni: – çfarë bëtë për atë angazhimin që morët?

Unë e di që ka shumë probleme, që lidhen me çështjet e rendit, sigurisë dhe të qetësisë.

Ne jemi fort të angazhuar për ta vënë policinë në ato parametra që të ofrojë më shumë siguri, rend dhe qetësi. Këtë gjë nuk do ta bëjmë thjesht dhe vetëm se na duhet për BE-në! Se na duhet që të pranohemi anëtarë të BE-së! Por, siç tha Ambasadorja, siç e theksuat edhe ju, sepse ne jemi qytetarë evropianë dhe duhet të jemi të tillë edhe në standardet që aplikojmë edhe në këtë çështje, siç është çështja e rendit dhe sigurisë publike. Dhe këtë gjë ne mund ta bëjmë vetëm duke ndërvepruar, vetëm duke bashkëpunuar me qytetarët, me të gjithë aktorët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here