Bushati me Kotzias: Po punojmë për çështjet e kufirit detar dhe tokësor

0
493

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u takua në Selanik me homologun e tij grek Nikos Kotzias, në kuadër të takimit Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Në njoftimin për shtyp të ministrisë thuhet se Bushati dhe Kotzias gjatë takimi morën në shqyrtim ecurinë e paketës së dakordësuar mes palëve në Kretë dhe Korçë duke vlerësuar përmbylljen me sukses të një pjese të elementëve përbërës të saj dhe shprehën angazhimin për të vijuar me të njëjtin ritëm për të jetësuar zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e rëna dakord.

“Ministri Bushati vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë.Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë dhe po punohet për pjesën tjetër të paketës siç është njohja e patentave apo çështjet e kufirit detar dhe tokësor”, thuhet në njoftim.

Ministri Bushati bëri me dije se do të ketë një tjetër takim me homologun Kotzias për të diskutuar ecurinë e punës edhe pse Greqia është një vend i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë dhe ka një rol të veçantë në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here