Monday, May 13, 2024
Home Aktualitet Xhafaj u shpall “luftë” nga Lezha skifterëve të Laçit, operacione jashtë

Xhafaj u shpall “luftë” nga Lezha skifterëve të Laçit, operacione jashtë

0
552

Ministri Fatmir Xhafaj, lajmëroi nga Lezha nisjen e operacionit “Anti-skifter”, për të goditur vjedhjet dhe grabitjet nga shqiptarët jashtë vendit.

Xhafaj tha se operacioni do të ndërmerret me Gjermaninë dhe disa vende të tjera.

Ministri tha se këto fenomene nuk i bëjnë nder zonës së Laçit, teksa pati një paralajmërim për të gjithë ata të rinj dhe të reja që janë përfshirë në këto aktivitete kriminale: “Ndëshkimi do të jetë i dyanshëm”.

Fatmir Xhafaj: Disa fenomene që nuk i bëjnë nder kësaj zone dhe as vendit. Kemi jo pak të rinj e të reja kryesisht nga zona e Laçit të cilët janë përfshirë në disa veprimtari kriminale jashtë vendit, kryesisht vjedhje banesash, makina etj.

Ky është një fenomen i shëmtuar jo vetëm si veprimtari kriminale por se cënon dhe imazhin e vendit dhe të shqiptarit sepse cënon rëndë jetën punën, imazhin e atyre qindra e djemve që jetojnë me punën dhe djersën e tyre.

Kemi nisur së bashku me Gjermaninë dhe disa vende të tjera disa operacione në këtë aspekt. Një operacion që ne e quajmë “antiskifter”.

Kemi krijuar grupe polici, bashkë me policitë e vendeve të tjera do të hapim këto ditë dhe një faqe publike për sendet e vjedhura dhe sendet e grabitura.

E quaj pozitive faktit që policia gjermane kërkon konfirmimin tim si Ministër për të miratuar disa policë që do të shkojnë të punojnë pranë policisë gjermane. Është çështje standardi kjo, besimi dhe cilësie.

Por dua tu them të gjithë këtyre djemve që kanë gjetur rrugën e gabuar se ndëshkimi do të jetë i dyanshëm. Edhe për ata atje dhe për këta këtu, sepse ne kemi filluar të zbatojmë hapjen njëkohësisht të çështjeve penale, jo vetëm atje ku ndodh ngjarja penale por dhe në territorin e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here