LSI, Braimllari: I pamorali bën moral

0
697

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se kryeministri Rama nuk motivon oficerët e ndershëm të këtij vendi por trafiqet dhe krimin e organizuar, dhe se policia nuk ka çfarë të bëjë, kur kryeministri lidhet vet në telefon me trafikantët. Përmes një postimi në Facebook, Braimllari shtron tre pyetje për kryeministrin Rama.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit

I pamorali bën moral🙈🙈🙈

Çështja qëndron tek Kryeministri që drejton sot vendin, i cili nuk motivon oficerët e ndershëm të këtij vendi por trafiqet dhe krimin e organizuar, nuk ka çfarë bën Policia e Shtetit kur kryeministri lidhet vet në telefon me trafikantët. Pse nuk jep llogari kryeministri për minimumin 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Pse nuk jep llogari për të gjithë zinxhirin komandues te Policisë së Shtetit të përfshirë në trafik. Pse i mbyllet çështja kryeministrit nga Prokuroria e tij e kapur kokë e këmbë për shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës së vendit kur i bën thirrje Policisë së Shtetit të bëj fushatë për Rilindjen. Problemi je ti Kryeministër që ke kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit, që frymëzon dhe motivon krimin e organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here