Viti i ri akademik, PD Shkodër: Qeveria ka degraduar arsimin e lartë në vend…

0
717

Partia Demokratike e Shkodrës, me rastin e fillimit të Vitit të ri akademik 2018-2019, uron të gjithë studentët dhe pedagogët në universitetet e gjithë vendit për njëvit të mbarë dhe të susksesshëm. E në veçanti i urojmë një vit të mbarëUniversitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si prej qendrave arsimore më tërëndësishme, dhe si universiteti i mbarë Veriut.

Sot, kur auditorët e universitetet kanë hapur dyert për fillimin e vitit të ri akademik duhej të kishim vetëm një urim,sepse arsimi dhe investimi në dije duhet të na bashkojë të gjithëve, por duke parëse në ç’shkallë e ka degraduar arsimin e lartë kjo qeveri, edhe në një ditë si kjonuk mund të heshtësh. Sot arsimi i lartë në Shqipëri po përjeton krizën e tij më tërëndë.

Falë reformës Rama-Nikolla në arsimin e lartë, po mbyllen dalëngadalëdegët e mësuesisë në të gjitha universitetet në vend, ndërkohë që braktisja e venditështë faktori tjetër i madh që po shkakton mbylljen e dhjtera degëve uniersitare nëmbarë vendin. Asnjëherë më parë në këtë vend nuk ka pasur një numër kaq të ulëtmaturantësh aplikuesa për shkollën e lartë, asnjëherë më parë nuk janë regjistruarnjë ikje prej më shumë se 130 mijë fëmijësh nga sistemi shkollor, gjë që ështëreflektuar edhe në numrin e pakët të studentëve në universitete.

Kjo situatë është një prej qëllimeve të qarta të kësaj qeverisjeje, pasi duke mbajtur rininë tëpaarsimuar, duke larguar më të mirët, e kanë më të thjeshtë të vazhdojnë tëbashkëqeverisin me krimin .Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, sikontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen! Gjej rastin që në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, dega Shkodër të shprehngushëlllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta një ditë më parë të zv.rektorit tëUniversitetit të Shkodrës, prof. Ilir Bërhanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here