Saturday, May 18, 2024
Home Kronika “21 Janari” paditet Ndrea Prendi, kërkohet dëmshpërblimi 2.1 milionë euro

“21 Janari” paditet Ndrea Prendi, kërkohet dëmshpërblimi 2.1 milionë euro

0
756

Ish-komandanti Ndrea Prendi është paditur në gjykatë nga Garda e Republikës në lidhje me çështjen e 21 janarit.

Në padinë civile të Gardë së Republikës, palë është edhe ish-shefi i njësisë speciale të gardës Agim Llupo, i dënuar gjithashtu për ngjarjet e 21 janarit.

Garda e Republikës përmes gjyqit civil u kërkon dy të paditurve shumën financiare të përdorur për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave në vlerën totale 2.1 milionë euro.

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet, për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. pas vendimit të gjykatës, qeveria dha nga 525 mijë euro nga buxheti i shtetit për secilën nga familjet e viktimave që mbetën të vrarë para kryeministrisë më 21 janar 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here