Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Arrestohet në Amsterdam Bledar Qemalaj, në 2000 vrau vrasësin vëllait, trafikoi heroinë...

Arrestohet në Amsterdam Bledar Qemalaj, në 2000 vrau vrasësin vëllait, trafikoi heroinë drejt Italisë

0
911

Një 39 vjeçar nga Fieri i dënuar për vrasje me paramendim dhe trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë është arrestuar në Amsterdam të Hollandës, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

U hakmorr ndaj vëllait

Më 03 mars 2004  Bledar Qemalaj vrau me armë zjarri Edmond Vruhon. Krimi u u krye në rrugën “Qemal Stafa”  në Tiranë, katër vite pasi Vruho i kishte vrarë të vëllanë.  Në atë kohë Bledar Qemalaj ishte 25 vjeç dhe kishte kohë që e ndiqte gjakësin e tij edhe ky banor i Fierit. Autori arriti të zbulojë vendndodhjen e hasmit në Tiranë dhe ta vrasë atë më 3 mars 2004.

Për këtë krim, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal nr. 298 date 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal nr. 103 datë 27.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Trafiku i heroinës

Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal.

Ekstradimi nga Holanda

Sot (3 nëntor) u njoftua që specialistët e Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të  Bledar Qemalaj.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here