Në mes të dites punohet mbi urë, trafik dhe kaos në “Bahçallek”, shoferët të nervozuar…

0
614

 

Ne pikun e levizshmerise gjate oreve te drekes, firma e cila eshte kontraktuar nga drejtoria e pergjithshme e autoritetit rrugor shqiptar per mirembajtjen e ures se Bahçallekut, ka zgjedhur te beje riparime mbi kete ure. Pasi u kujtua me ne fund te mbylle demtimet e shumta qe ajo kishte pesuar, e ben ne orarin me te keq te mundshem, duke krijuar trafik dhe kaos. Radha ka shkuar deri ne Xhabije si pasoje e kesaj nderhyrje.

Drejtuesit e mjeteve te revoltuar kerkuan qe institucioni pergjegjes dhe  firma te mbaje pergjegjesi, pasi ne asnje vend punime te tilla nuk kryhen ne mes te dites, aq me teper ne uren e vetme qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit.

Kjo nuk eshte hera e pare qe riparimet e pjesshme mbi uren e Bahçallekut behen gjate dites, kur fare mire mund te kryhen ne oret e vona te nates kur levizshmeria eshte e paperfillshme. E per me teper askush nuk mban pergjegjesi per kaosin qe krijohet ne trafik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here