Në Postribë mungon shërbimi pastrimit, banorët: Duhen më shumë kontinierë, paguajmë taksa…

0
664

 

Ka pothuajse 1 jave qe kontinieret nuk jane pastruar ne njesine administrative Postribe thone banoret e zones. Mbeturinat kane mbushur anesoret e rrugeve ne qender te njesise, perballe shkolles por edhe ne fshatra. Nga ana tjeter si taksa pagues te rregullt, qytetaret kerkojne qe te kete numer me te madh kontinieresh, pasi edhe dendesia e popullsise eshte e larte.

Sikur te mos mjaftoje mungesa e pastrimit, perrreth Ures se Mesit, kontinieret jane hequr, duke shtuar keshtu hapesiren e pa pastruar edhe prane monumentit te kultures. Ne qytet por edhe ne njesite administrative menaxhimi i mbeturinave vijon qe te jete nder shqetesimet kryesore te qytetareve. Bashkia Shkoder akoma nuk ka nje firme fituese per te lidhur kontrate ne pastrimin e territorit te saj, pasi edhe tenderi i hedhur ka deshtuar. Duket se vemendja tashme eshte perqendruar diku tjeter pa pyetur per sherbimet ndaj qytetareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here