Kapet dhe i pesti i bandës së Rinasit

0
701

Është zbuluar identiteti i personit të pestë që është arrestuar nga Policia për llogari të grabitjes së ndodhur në Rinas më 9 prill.

Ai është E.Pikuli nga  Fushë-Kruja, dhe arrestimi i tij është brë nga Interpoli.

Sipas Policisë E.P është ndaluar në Bullgari dhe ekstradimi i tij po bëhet në këto momente në masa të larta sigurie.

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,   ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P  banues në Krujë, i dyshuar si  një prej autorëve të kësaj ngjarje” njoftoi policia.

E. P dyshohet se është larguar nga Shqipëria pak ditë pas grabitjes dhe lokalizimi i tij është bërë nga Policia Bullgare.

Vetëm dy ditë më parë Policia bëri të mundur ndalimin e e shtetasve Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan si dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë u shpreh: “Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here