Tuesday, May 21, 2024
Home Kronika Grabitja në Rinas, sot masa e sigurisë për 3 të arrestuarit e...

Grabitja në Rinas, sot masa e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë

0
540

Gjykata për Krime të Rënda do të japë sot masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë të grabitjes në Rinas në 9 prill.

Para togave të zeza do të dalin Renaldo Sula, 25 vjeç  Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Alkond Bengasi bashkëpunëtor i drejtësisë

Një ditë më parë Alkond Bengasi u la në masën arrest me burg, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin  Hetimi Tatimor.

Ai ka pohuar para hetuesve se kishte 6 muaj që punonte aty duke dhënë edhe detaje të rëndësishme për personat që kanë kërkuar këtë modifikim të mjetit të përdorur në grabitje.

Bengasit i ëshë afruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Në kërkim ish polici

Në lidhje me ngjarjen policia ka shapllur në kërkim disa pesona mes të cilëve ish-punonjësin e policisë Mariglen Hoxha, që dyshohet se ka informuar autorët për oraret e lëvizjes së parave.

Sipas policisë, në furgonin që u përdor nga autorët për të marrë paratë nga avioni i “Austrian Airlines” janë gjetur dhe sekuestruar prova të mjaftueshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Mbi të ndaluarit rëndojnë një sërë akuzash, si vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here