Asambleja e Përgjithshme e OSBE-së ka reaguar në lidhje me tryezën për Reformën Zgjedhore. Në një postim në rrjetin social twitter, shprehet se mirëpresin tryezën zgjedhore dhe nxisin palët politike në Shqipëri për një dialog konstruktiv.
“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të @osce_odihr “, thonë drejtuesit e @oscepa , duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania”, shkruhet në njoftim.