Franca kthen 34 shqiptarë me avion në Rinas, policia apel: Mos kërkoni azil

0
985

 

Policia njoftoi se në aeroportin e Rinasit po vijojnë operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. Sot u zhvillua operacioni i radhës i riatdhesimit nga Lille, Francë.

Në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian, organizuar nga Franca dhe Frontex dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 34 shtetas shqiptarë, nga të cilët 29 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Të riatdhesuarit kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, kishin kërkuar azil dhe kishin tentuar të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet Francës.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Ndërkohë Policia Kufitare njoftoi se do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit apeloi edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here