Friday, May 17, 2024
Home Politikë Protestat e opozitës, Ministri Lleshaj pranon se është marrë gaz lotsjellës nga...

Protestat e opozitës, Ministri Lleshaj pranon se është marrë gaz lotsjellës nga Kosova por…

0
658

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  pranon se nga Kosova është marrë sasi me granata gazi lotsjellës por mohon që të jetë përdorur në protesta.

Në Kuvend ku është thirrur për interpelancë ministri Lleshaj deklaroi se për protestat e opozitës është përdorur gazi që ka qenë nga rezervat e policisë së shtetit.

 “Menaxhimi I protestës ishte sipas librit të shkollës më të mirë europiane të policisë. Nga ka ardhur gazi lakrimogjen i përdorur mund të kërkoni informacion. Gazi është prëdorur nga rezervat e policisë së shtetit që ka pasur në dispozicion që prej qeverisë së mëparshme. Sigiurisht që është marrë një sasi nga Kosova por nuk është përdorur asnjëherë dhe është kthyer në dijeninë time nga është marrë”

Gazeta Insajderi zbulon dy ditë më parë një dokument sipas të cilit nga policia e Kosovës u huazuan 500 granata me gaz lotsjellës.

Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Gazetari nga Kosova dhe drejtori ekzekutiv i Insider, Parim Olluri në një lidhje me skype me gazetaren Beti Njuma ne studion e lajmeve te Televizionit Ora sqaroi se marrëveshja është nënshkruar nga dy drejtorët e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Për shkak të ligjit, Kosova e ka të ndaluar që ti japë armë jo vetëm Shqipërisë, por asnjë vendi tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here