Friday, May 17, 2024
Home Politikë Salianji: Olsi Rama lëviz me makinë të blindur me imunitetin e policisë,...

Salianji: Olsi Rama lëviz me makinë të blindur me imunitetin e policisë, mbi ligjin dhe i paprekshëm

0
440

Për Partinë Demokratike ka hedhur akuza të rënda kundrejt vëllait të kryeministrit.

Ervin Salianji, në një dalje për shtyp është shprehur se Olsi Rama lëviz me makinën e blinduar me imunitetin e policisë.

Salianji ka theksuar se zgjidhja e opozitës janë zgjedhjet e parakohshme.

Salianji: Pse Olsi Rama është mbi ligjin dhe i paprekshëm. PD ka prova se polica nuk e ndalon makinën me targa 0379 T të Olsi Ramës. Lëviz me imunitetin e policisë. Njëlloj me Tahirin. Pse nuk vepron ligji për vëllai i Ramës. Makinën e blinduar Rama e përdor në shkelje të rregullave. Në çfarë aferash është përshirë Olsi Rama. Përdor një makinë të blinduar. Një kryeministër që ka përdorur krimin për të ardhur në pushtet nuk mund ta luftojë atë. E gjithë karriera e Ramës është ngritur duke bashkëpunuar me trafikantët e drogës. E vetmja zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme, lokake dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here