Kryebashkiakja Voltana Ademi letër ambasadorëve për pezullimin e shoqatës së bashkive…

0
1057

Për: Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë
Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri
Partnerët e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë
Të nderuar Shkëlqesi,
Më datën 24 maj 2021 përmes letrës dërguar në emër të Shoqatës së Bashkive të
Shqipërisë (SHBSH), ndamë me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit
për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive tëShqipërisë (SHBSH), veprime te ndërmarra
nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH.
Dyshimet tona tashmë u vërtetuan nga një email i komunikuar, tekstin e të cilit po e
dërgojmë të plotë bashkangjitur.
Në emailin e shpërndarë thuhet se: ”….. me porosi të z. Pjerin Ndreu po ju dërgojmë këtë email në lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e
jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive. Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së
Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në
Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019…..”
Qartësisht shprehet qëllimi për të zgjedhur të ashtuquajtura “organe te reja drejtuese të
shoqatës” para zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, e cila zhvillohet
më datë 23 qershor 2021.
Shqyrtimi dhe Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 është një ndër 15
kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në
BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën. Ritheksojmë se Shoqata
e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe
organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe.
SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të
Gjykatës Kushtetuese.
Duke njohur rolin tuaj të rëndësishëm, kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e
këtyre zhvillimeve të fundit. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur
parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.
Me respekt,
Voltana Ademi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here