IKMT bën bilancin: 10 objekte të prishura në Velipojë dhe 18 në Ksamil, nis pastrimi i inerteve

0
783

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar gjatë këtyre ditëve me prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. IKMT bën me dije se në Velipojë janë prishur 10 objekte, ndërsa në Ksamil 18. Sakaq, ka nisur edhe pastrimi i inerteve në zonat ku janë shembur ndërtimet.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët,” thuhet në njoftimin e IKMT.

Operacioni “Bregdeti ynë” ka si qëllim prishjen e objekteve pa lejë përgjatë vijës bregdetare të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here