Arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Podujeva i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet drejt Gjermanisë

0
641

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 34-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë është prangosur A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat  penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë,” informon policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here