Gjonaj: Kemi sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht, respektohen parimet e paanësisë

0
485

Krerët e institucioneve po zhvillojnë një tryezë të përbashkët për sistemin me drejtësisë. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se nuk kemi vetëm njerëz të rinj, por një sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht.

Gjonaj tha se mundësia për të goditur krimin tashmë është në nivelet më të larta.

“S’kemi vetëm institucione  të reja me njerëz të rinj por kemi një sistem drejtësie penale të ndryshuar tërësisht që respektohen parimet e paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit. Pavarësia e prokurorit është e garantuar nga sistemi ashtu siç është e garantuar promovimi.

BKH është funksionale dhe  mundësia për të goditur krimin është në nivelet më të larta. Procesi i pastrimit të prokurorit është i nevojshëm dhe do të vijojë të mbështetet nga ne. I kemi dhënë mbështetje infrastrukturore për sistemin  e ri të pagave të prokurorëve.

Tani jemi në një fazë tjetër atë të konsolidimit të rezultateve të reformës në drejtësi dhe sistemit penal. Raporti i reformës do të prezantohet shpejt.

Tashmë është momenti që secili të shohë brenda përgjegjësisë së tij dhe funksionit të tij duke vendosur në themel standardet më të mira të drejtësisë së re. Bashkëpunimi mes institucioneve është thelbësor. Kemi pika takimi të përbashkëta të vendosura. Jemi 5 institucione që lidhen me sistemin e drejtësisë penale”, tha Gjonaj.

Ndërkaq apeloi prokurorët të tregojnë se e ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here