Tiranë, dy të plagosur me armë zjarri për gërvishtjen e makinës, identifikohet autori

0
727

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

“Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Sipas informacioneve Gjoka është plagosur në shpatull ndërsa Marashi ka marrë plagë në gjoks. Ky i fundit i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma.

Konflikti mes të plagosurve mësohet se ka nisur pas një debati për gërvishtjen e makinës.Pas kësaj mes tyre ka pasur një përplasje fizike që më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Shërbimet e Policisë bënë menjëherë rrethimin e zonës dhe identifikuan autorin e dyshuar, shtetasin Aldo Iamandi Gjini, 31 vjeç. Nga ana e bluve po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here