By Pass-i kërkon edhe 2 milionë euro! Punimet janë ndërprerë 10 ditë më parë!  Zhbllokimi i situatës pasi të fillojë qeveria e re 

0
1191

 

Prej 10 diteve ne BY PASS-in e Shkodres nuk punohet ! Pasi pefundoi asfaltimi ne gjithe segmentin prej rreth 5 kilometer, punetoret jane larguar nga kantieri duke lene pas vetem automjetet e bllokimit te qarkullimit ! Shkak i ndërprerjes se punimeve ne kete veper eshte bere mungesa nje fondi qe kërkohet per sinjalistiken dhe venien ne efiçence pune te kabinave elektrike !

TV1 – channel mesoi ne menyre konfidenciale nga specialistet brenda kompanive qe punoje per ndertimin e BY Paa-sit, se duhen edhe 2 milion euro per ta përfunduar kete objekt. Ky fond i eshte kerkuar Ministrise se  Eenegjitikes dhe Infrastruktures para disa muajsh, por akoma nuk eshte akorduar. Ne keto kushte eshte nderprere puna qe duhej te vazhdonte per sigurimin dhe instalimin sinjalistikes  e te te kabinave elektrike qe nevojiten per sistemin e ndriçimit te By Paass-it gjate nates !  Po sipas specialisteve te ndertimit te kesaj vepre, nese fondi do te levrohet, nuk nevojiten me shume se 10 dite pune qe gjithçka te perfundoje, dhe By Pass-it te dorëzohet !

Nderkohe per zhbllokimin e kesaj situate edhe per disa dite nuk ka shpresa, pasi pritet te filloje me pare aktiviteti i qeverise se re  ! Keshtu ne BY PASS-in e nisur 10 vite me pare, aktualisht gjithçka eshte e bllokuar, kur volumi punes se mbetur mund te kryhej brenda pak ditesh ! Per kete veper financohen nga buxheti i shtetit rreth 18 miliard leke te vjetra !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here