Shkodër/ U kapën duke luajtur me lojra të fatit, në pranga 3 persona

0
907

 

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojrave”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas (pronari i lokalit dhe dy bashkëpuntorët e tij), si dhe procedohen penalisht 9 të tjerë.

Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojrat e fatit dhe një shumë eurosh.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojrave” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•M.S (D) 33 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore në disponim të shtetasit M.S, në lagjen ‘Partizani’ të qytetit të Shkodrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

A. D., 37 vjeç dhe H. Y., 47 vjeç , për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin M.S, organizonin veprimtarinë lojrave të fatit.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojra fati të kundraligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here