Kryebashkiakja Ademi në “Pasdite në Tv1 Channel” flet për sezonin veror dhe pushimet e saj…

0
701

Ne nisje te sezonit te ri “Pasdite ne Tv1 Channel” ishte e ftuar kryetarja e bashkise Shkoder, Voltana Ademi e cila ndryshe nga heret e tjera nuk foli per politike, por per veren dhe pushimet e saj.

Ademi: Eshte viti pare qe kam mundur te bej 10 dite pushime pa dale ne pune. Jam perpjekur qe t’i gjej ato ditet me me pak ngarkese duke shfrytezuar fundjaven per te qendruar pak me gjate me familjen, pasi zakonisht nuk e kam kete mundesi. Ne keto 6 vite une jam shkeputur 2-3 dite makismumi, por nuk kam mundur te bej pushime. Kete vit u perpoqa, si nje nevoje ne fakt edhe per veten time, por edhe per gjithe familjaret e mi. Kete vit kane ardhur eshte shume emigrante, ku per shkak te covid kishim me shume se 2 vite pa u pare me motren time dhe kemi qendruar se bashku.

Pushimet e mija jane te thjeshta, ndonje dite e kam kaluar ne Shkoder, ku perfshij ketu zonat tona turistike. Kam qene nje dite ne Theth, dy pasdite kam shkuar ne liqenin e Shkodres dhe kam bere edhe plazh aty. Kam bere plazh ne Rrjoll, pastaj i jemi drejtuar maleve drejt Vermoshit. Ishim ne Ulqin dhe pastaj diten e fundit e kam bere pushim sepse po pergatitesha per te rinisur punen.

Preferoj te jem afer, e te mos shkoj shume larg sepse nuk arrij te gjej qetesine. Sepse edhe kur je me pushim je njesoj kryetare dhe ke te njejtat pergjegjesi. Jam rikthyer ne pune si ai njeriu qe nuk eshte mesuar te pushoje.

Une jam gjate gjithe dites ne komunikim dhe nuk kam privilegjin dhe nuk kam arritur deri tani ta jap vetes mundesine e stakimit te pakten per nje dite te gjithçkaje. Nuk eshte gje e mire kjo, por nuk arrij dot, sepse mendja me rri atje tek puna .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here