Mungesa e ujit të pijshëm,jo vetëm në verë/ Shumë premtime për Shtojin e Ri me 500 familje

0
678

 

 

 

Edhe pasi ka kaluar stina e veres dhe ka nisur ajo e reshjeve, fshati Shtoi i Ri i njesise administrative Rrethina, 3 kilometër ne veriperëndim te qytetit te Shkodres vuan nga mungesa e ujit te pijshem ! Rreth 500 familje te ketij fshati prej shume viteve nuk u drejtohen me çesmave te ujesjellesit sepse nuk kane uje. Shpresohej qe ujesjellesi te rikthehej ne funksion veren qe kaloi, por akoma nuk ka asnje levizje ne kete drejtim. Banoret thone se nuk behet fjale per furnizim nga rrjeti i ujesjellesit, por nga puset apo duke  udhëtuar disa kilometra per ne fshatrat e Gruemires per ta siguruar ujin me bidona:

Shtoj i Ri deri ne vitin 1992 eshte furnizuar me uje nga ujesjellesi i Rrjollit, por pas ndryshimeve te administrimit te pushtetit vendor, nga nje tashme ne dy zona , Shkoder dhe Malesi e Madhe, nisen edhe problemet e furnizimit me uje te pijshem. Usjellesi i Malesise se Madhe u shkeput nga Shkodra dhe keshtu Shtoj i Ri e shume fshatra te tjera te njesise administrative Rrethina, mbeten pa u furnizuar me uje te pijshem. Shume premtime jane bere ne keto fshatra nga perfaqesuesit e politikes per gjate 30 viteve, por deri sot asgje nuk ka ndryshuar.  /TV1-CHANNEL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here