Basha me amerikanët: Ndava shqetësimin për korrupsion, masakrën zgjedhore e lidhjet e politikës me krimin

0
499

Kryetari demokrat, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme fotot nga takimi me delegacionin e senatin amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim.

Ai shkruan se u ka shprehur atyre mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar dhe PD-së.

Ai shton se ka ndarë me ta shqetësimin për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin.

Basha: Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD-në, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here