Universitetet shqiptare hapin sot dyert, studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

0
237

Nis sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.

Tashmë studentët i thonë ‘lamtumirë’ mësimit online, ndërkohë që kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19.

Nëse studentët ose pedagogët nuk do të jenë të vaksinuar, ata janë të detyruar të paraqesin një test PCR.

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve gjatë javës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here