Kushtetuesja rikthen për shqyrtim zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ja kur mbahet seanca

0
618

 

Në Gjykatën Kushtetuese është duke u shqyrtuar kërkesa Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me konstatimin si antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore.

Po ashtu po verifikohet kushtetutshmëria së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata më herët ka vendosur të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë amicus curia nga Komisioni i Venecies.

Ndërkohë, Komisioni i Venecies i ka dërguar Gjykatës Opinionin amicus curiae në datën 18.10.2021.

Kështu, Kushtetuesja është mbledhur menjëherë duke vlerësuar se duhet të rihapet seanca plenare publike, pasi me ardhjen e Opinionit amicus curiae ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes.

Për rrjedhojë Gjykata Kushtetuese vendosi konstatimin e rënies së shkakut të masës së pezullimit të çështjes.

Rihapjen e seancës plenare dhe caktimin e saj në datën 02.11.2021, ora 10:00.

Njoftimin e pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues për datën e zhvillimit të seancës plenare.

Dërgimin menjëherë të një kopjeje të opinionit zyrtar amicus curia pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here