Shfrytëzonin vajzat shqiptare si prostituta, shkatërrohet banda kriminale në Itali

0
788

Policia italiane ka ekezekutuar mëngjesin e sotëm operacionin që ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale italo-shqiptare që trafikonte vajza të reja nga Shqipëria në Itali me qëllim shfrytëzim porstitucioni.

Me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës janë ekzekutuar 11 urdhër arrestime ndaj shtetasve shqiptarë e italianë me akuza sekuestrim personi, shfrytëzim e favorizIm prostitucioni, dhunë seksuale e stalking.

Hetimet e operacionit kanë zgjatur mbi një vit e kanë dokumentuar aktivitetin kriminal të rekrutimit të disa vajzave shqiptare që dhunoheshin e detyroheshin me forcë të punonin si prostituta.

Vajzat e reja shqiptare punonin si prostituta në rrugët Emilina, Anzola dell’Emilia, Valsamoggia e në tre apartamente në qëndër të qytetit të Bolonjës.

Tre banesat janë vënë në urdhër sekuestrimi paraprak.

Rreth mesditës Policia e Bolonjës, pritet të zbardh detajet e këtij operacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here