Monday, May 20, 2024
HomeAktualitet"Viti më i keq për prokurorinë", numri dy i KLP-së: Organi i...

“Viti më i keq për prokurorinë”, numri dy i KLP-së: Organi i akuzës në hall nga largimet për shkak të vettingut

-

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në krizë për burime njerëzore për shkak të vettingut.

Teksa ju referua statistikave, Balla tha se ky ka qenë viti më i keq për prokurorinë sa i takon largimeve ndërkohë që nuk pritet asnjë student i Magjistraturës.

Balla: Numri i prokurorëve që po shteron ditë për ditë është problem dhe për KLP. Ky është viti më i keq për organin e Prokurorisë, 71 prokurorë të shkarkuar, 71 të konfirmuar në detyrë, 15 që kanë hequr dorë dhe daljet në pension dhe proceset njerëzore që kanë bërë që në total numri i prokurorëve në detyrë të 220 kur organika është 341. Prokuroria është në hall. Mbase miratimi i hartës së re gjyqësore do të bëjë njëfarë rregullimi por kjo është për tu parë. Sot për fat të keq nga shkolla e Magjistraturës këtë vit nuk presim asnjë student.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts