Friday, April 26, 2024
HomeShendetesiPilulat e Covid-19 gati në pranverë

Pilulat e Covid-19 gati në pranverë

-

 

Shefi i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Burla ka deklaruar se pilula kundër koronavirusit pritet të jetë e disponueshme në pranverë.

Burla shtoi se kostoja e ilaçit i cili merret në rrugë orale do të ishte shumë më e ulët se trajtimet bazike mjekësore për të infektuarit me Covid-19, por më e lartë se një vaksinë.

Shefi i Pfizerit, qartësoi se pilula do të jepet për personat që janë duke u trajtuar me koronavirus dhe jo për parandalimin e infektimit.

Vetëm 1 në dhjetë persona mund të kenë nevojë për t’u shtruar në spital, pasi kanë marrë pilulën, e cila do të jepet njëherë në mëngjes dhe njëherë në mbrëmje për 5 ditë.

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizerit foli edhe për variantin e ri Omikron, ku shtoi se një vaksinë që mund t’i bëjë ballë variantit afrikano-jugor mund të jetë gati në muajin mars.

Por Burla tha se vaksinat aktuale janë të forta kundër variantit të ri dhe se mund të mos jetë e nevojshme një vaksinë e re.

“Ka gjasa që Omikron të mbizotërojë, por nuk ka mundësi që doza e tretë të jetë nën 75% efektive ndaj variantit të ri, por rreth 95%” 

Shefi i Pfizerit tha se dy dozat e para mbrojnë më mirë nga varianti Delta, ndërsa doza e tretë të ofron më shumë mbrojtje ndaj variantit Omikron.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts