Wednesday, January 19, 2022
HomesocialeSkandali i publikimit të pagave jehonë në mediet greke: Hera e dytë...

Skandali i publikimit të pagave jehonë në mediet greke: Hera e dytë në Shqipëri që rrjedhin të dhëna personale

-

Publikimi i të dhënave të mbi 600 mijë shqiptarëve ka bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare.

Media greke Protothema shkruan se “Rreth 700,000 njerëz kanë rënë viktima të rrjedhjes së të dhënave personale mbi pagat, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.”

Prokurorët shqiptarë kanë nisur një hetim paraprak për rrjedhjen dhe postimin në rrjetet sociale të të dhënave personale të mijëra qytetarëve, përfshirë kryeministrin dhe presidentin e vendit, sipas një gazetari të Agjencisë Franceze që pa listat, thuhet në artikull.

Të dhënat e qarkulluara gjerësisht përfshijnë emrat e individëve, punëdhënësit e tyre, pagën dhe numrin e tyre të telefonit.

“Sipas mediave shqiptare, rreth 700,000 njerëz kanë rënë viktima të rrjedhjes . Këtu përfshihen punonjësit e bankave, drejtuesit e biznesit, nëpunësit civilë, anëtarët e shërbimeve të fshehta dhe ushtarake dhe gazetarët.”

Kryeminstri Rama dhe Presidenti Meta  janë gjithashtu mes personave, të dhënat personale të të cilëve u bënë publike dhe po qarkullojnë në ËhatsApp dhe rrjete të tjera sociale .

“Prokurorët kanë nisur hetimet”, tha prokuroria e Tiranës. Mediat raportuan se në kuadër të hetimit u konfiskuan serverët e shumë shërbimeve, si tatimet dhe fondet e sigurimeve. Kryeministri siguroi se nuk ishte një “sulm kibernetik” dhe se rrjedhja ishte organizuar nga brenda, nga persona që kishin akses në bazat e të dhënave. Ai gjithashtu ka premtuar se rasti do të hetohet tërësisht. “Qëllimi ishte të ngatërronim dhe të dëmtonim stabilitetin”, tha ai.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që të dhëna masive personale rrjedhin në Shqipëri. Në muajin prill, para zgjedhjeve parlamentare, qarkulluan në media të dhënat e rreth një milion qytetarëve. Deri më tani për këtë rast nuk është ngritur asnjë akuzë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,124FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts