Wednesday, May 25, 2022
HomeAktualitet"Kujdesi shëndetësor një detyrim moral"/ Papa Françesku: Vaksinat nuk janë mjet magjik...

“Kujdesi shëndetësor një detyrim moral”/ Papa Françesku: Vaksinat nuk janë mjet magjik shërimi, por…

-

‘Kujdesi shëndetësor është një detyrim moral për të gjithë’, kështu është shprehur Papa Françesku, ndërsa foli nga Selia e Shenjtë për situatën epidemiologjike.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek keqinformimet që shpeshherë janë raportuar për vaksinën kundër Covid, duke u shprehur se informacionet e pabaza nuk duhet të merren në konsideratë.

Në fjalën e tij para ambasadorëve në Selinë e Shenjtë, ai tha: ‘Ndarjet ideologjike po i dekurajonin njerëzit që të vaksinoheshin. Shpesh njerëzit janë ndikuar nga ideologjia e momentit , mbështetur edhe tek informacione të pabaza’.

Ai bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

‘Vaksinat nuk janë mjet magjik shërimi, por sigurisht që ato përfaqësojnë zgjidhjen më të arsyeshme për parandalimin e sëmundjes’, ka thënë më tej Papa Françesku.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,333FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts