Wednesday, January 19, 2022
HomeAktualitetParashikimi i motit për sot/ I ftohtë mpirës, temperaturat ulen deri në...

Parashikimi i motit për sot/ I ftohtë mpirës, temperaturat ulen deri në -8°C

-

Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit.

Orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin  ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Sipas MeteoAlb, ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Era e ftohtë verilindore do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -8°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,124FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts