Saturday, April 20, 2024
HomeUncategorizedBanka Botërore analizon rritjen ekonomike në Shqipëri: Duhet një model më i...

Banka Botërore analizon rritjen ekonomike në Shqipëri: Duhet një model më i fortë dhe më i qëndrueshëm

-

Modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot, sipas njoftimit zyrtar.

Shqipëria është prekur rëndë nga goditjet ekonomike që pasuan tërmetin e vitit 2019, ashtu edhe pandeminë COVID-19. Pas qetësimit të situatës aktuale në sistemin shëndetsor, vendit do t’i duhet të rifokusohet në objektivat e tij ekonomike afatgjata, të cilat përfshijnë krijimin e një modeli të fortë dhe të qëndrueshëm të rritjes ekonomike për përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve, duke inkurajuar në këtë mënyrë njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar të qëndrojnë në Shqipëri.

“Ky raport ofron një analizë të freskët të sfidave të zhvillimit të Shqipërisë, një përmbledhje të progresit në zbatimin e reformave dhe rekomandimet kyçe të cilat mund ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejt një rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, elastike dhe gjithëpërfshirëse. Në rekomandimet tona ne jemi fokusuar gjithashtu tek veprimet që duhen të ndërmerren në mënyrë që shqiptarët të kenë jetë të shëndetshme dhe produktive dhe më shumë vende pune e punë më të mira”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts