Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor.
Në parim, kjo është diçka e mirë, por në praktikë mund ta konsiderojmë si një e keqe e domosdoshme.
Klorifikimi bëhet në varësi të burimit të ujit dhe ndotësve të tij.
Studimet tregojnë se uji i klorifikuar nuk është plotësisht i sigurt, megjithatë rreziqet në shëndet janë minimale në krahasim me përfitimet që sjell ky proces.
E vërteta është që që pas viteve 1900, filtrimi dhe klorifikimi i ujit ka ndihmuar në shkatërrimin e shumë baktereve të ujit që shkaktojnë sëmundje.
Shtimi i klorit në ujë nuk do të thotë se uji është i pastër.
Sipas shkencëtarëve në çdo litër ujë të rubinetit gjenden miliona mikroorganizma.
Rreziqet Që Vijnë Nga Uji i Klorifikuar
Që në vitin 1974, shkencëtarët kanë zbuluar se nënproduktet e klorit të përdorur për disiinfektimin e ujit të rubinetit shkaktojnë kancer.
Nënproduktet në fjalë formohen kur klori bie në kontakt me lëndë organike në ujë.
Rreziqet e këtyre nënprodukteve përfshijnë kancerin e fshikëzës dhe probleme me sistemin riprodhues.
Një studim i kryer në Tajvan zbuloi se konsumi i ujit të klorifikuar rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, fshikëzës dhe veshkave.