Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetBorë në pranverë, Thethi “vishet” me të bardha

Borë në pranverë, Thethi “vishet” me të bardha

-

Gjatë orëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore.

Edhe pse jemi në mes të stinës së pranverës, Thethi këtë mëngjes është zgjuar i mbuluar nën petkun e bardhë të borës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook informon në lidhje me gjendjen e rrugëve për shkak të pranisë së borës.

Sipas ARRSH kalimi deri më tani bëhet pa probleme por e rëndësishme është që drejtuesit e makinave të bëjnë kujdes.

Në Theth sot ka pasur reshje dëbore 🌨 me intensitet

Kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese ⚠️po punon për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet pa probleme.

⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në postimin e ARRSH.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts