Friday, April 26, 2024
HomeArsimViti i ri shkollor me kosto të rritura/ Mjetet shkollore kushtojnë 10%...

Viti i ri shkollor me kosto të rritura/ Mjetet shkollore kushtojnë 10% më shtrenjtë

-

Rritja e çmimeve ka prekur edhe mjetet shkollore, të cilat këtë vit do t’i kushtojnë më shtrenjtë familjeve shqiptare. Në një përllogaritje të furnizimit me libra, fletore e mjete të tjera të domosdoshme, kostoja totale shkon në 9500 lekë për një fëmijë, 10% më shumë se një vit më pare.

Teksa inflacioni ka kapur nivele rekord, rritja e çmimeve po reflekton edhe tek mjetet shkollore, duke e bërë rikthimin e nxënësve në shkolla më të shtrenjtë. Për prindërit që tashmë rishikojnë buxhetet për të paguar për ushqimin, karburantet, e produktet e shportës, tashmë më i shtrenjtë do të jetë edhe furnizimi me mjete shkollore.

Sipas vëzhgimeve në terren, çmimet kanë shënuar rritje rreth 25% krahasuar me vitin e shkuar. Një nga ankesat e përvitshme të tyre janë çmimet e larta të artikujve shkollorë, të cilat prindërit janë të detyruar t’i blejnë dhe t’i riblejnë gjatë vitit si produkte konsumi.

Bizneset e fushës shprehen se aktiviteti i tyre është tkurrur, duke e argumentuar me uljen e numrit të fëmijëve dhe rritjen e bizneseve që tregtojnë mjete shkollore. Sipas të dhënave të INSTAT, shihet se volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë janë rritur në 2021.

Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë u rritën me 2.6% në ndryshim vjetor, ndërsa në muajt korrik shtator ndryshimi është më i lartë.

Është bërë një përllogaritje të kostove për mjetet shkollore që nga librat, të cilët variojnë me çmime deri në 6000 lekë, e deri tek Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, kostoja e të cilave shkon rreth 4000 lekë për çdo fëmijë.

Rritja më e madhe e çmimeve është te fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të letrës. Në përllogaritjen totale të faturës që duhet të paguajnë prindërit për artikujt shkollor këtë vit shkollo, kostoja totale shkon mesatarisht ë 9500 lekë, duke shënuar një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts