Tuesday, December 6, 2022
HomeAktualitetKoronavirusi në Shqipëri/ 45 raste të reja dhe asnjë humbje jete në...

Koronavirusi në Shqipëri/ 45 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

-

 

Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë njofton se 45 qytetarë kanë rezultuar të infektuar në 553 testime.

Në të gjithë vendin janë 626 qytetarë aktivë me Covid 19. Aktualisht, në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërkohë që janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 553 testime, 45 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 97 të shëruar në 24 orët e fundit

24 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 553 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë. Janë 626 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts