Me këngë valle dhe humor shkodrane u mbush sheshi i Pazarit të Ri në Tiranë. Një aktivitet kulturor që synon mbajtjen gjallë të traditës dhe vlerave shkodrane.
Dasma shkodrane ketë herë u bë në Pazarin e Tiranës.
Të pranishmit ishin të shumtë, disa nga Shkodra e të tjerë adhurues të këngës shkodrane.
320 këngë këndoheshin dikur në dasmat shkodrane, thonë përfaqësues të qendrës kulturore ARKestra, e kjo e bënte të veçantë atë.
“Nuk i binte radha të këndohej dy herë e njëjta këngë. Imagjononi çfarë pasurie ka pasur në atë kohë Shkodra.”
Edhe interpretimi i tyre kishte një radhë.
“Në këngët e njohjes, pastaj në këngët e fejesës, në ceremoninë e dasmës, pastaj kur vjen nusja, pastaj kemi humoristiket.”
Megjithëse me temperatura të ulëta vjeshte, pjesëmarrësit e dasmës shijuan çdo moment këngë valleje dhe humori.