Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetTajlandë/ Të paktën 31 të vrarë në një sulm në çerdhe, mbi...

Tajlandë/ Të paktën 31 të vrarë në një sulm në çerdhe, mbi 20 janë fëmijë

-

Të paktën 31 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë.

Sulmi ndodhi në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit. Atentatori është ende i lirë.

Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur dhe tani është në arrati, tha policia. Motivi i sulmit është i paqartë.

Raportet në Tajlandë thonë se oficeri ishte shkarkuar së fundmi.

Policia thotë se ai u pa për herë të fundit duke ngarë një kamion të bardhë Toyota me katër dyer, me targa regjistrimi të Bangkok.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts