Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetDW: A lehtësohet kriza e energjisë nga ulja e prodhimit të plastikës?

DW: A lehtësohet kriza e energjisë nga ulja e prodhimit të plastikës?

-

Prodhimi i plastikës varet nga nafta dhe gazi dhe ulja prodhimit të saj si përgjigje ndaj krizës së energjisë nuk është bërë. Deri tani. Një raport i ri thotë se ky është momenti për të vepruar.

Që marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashëndetshme, është një fakt që është dokumentuar mirë. Është një marrëdhënie që ne e kemi marrë për të vetëkuptueshme dhe prej së cilës e kemi të vështirë të shkëputemi, megjithëse ajo shpesh është helmuese.

Por kjo gjë është kuptuar pak

Përfundimet e arritura në raportin e publikuar ditën e martë (04.10) nga lëvizja globale Break Free From Plastic dhe organizata joqeveritare Center for International Environmental Law (CIEL), tregojnë për këtë dhe se si përdorimi i më pak plastikave mund të çlirojë më shumë energji për të ngrohur shtëpitë.

Në studimin e tyre ‘Dimri po vjen: plastika duhet larguar’, CIEL dhe Break Free From Plastic, që kanë anëtare mes tyre më shumë se 1900 shoqata joqeveritare, thonë se mospërdorimi i plastikave dhe paketimeve me një përdorim janë hap konkret që duhet hedhur nga vendim-marrësit për të kontribuar në përpjekjet e gjithanshme për të ulur konsumin e lëndëve djegëse me bazë fosile.

Autorët e studimit thonë, se ka ardhur koha që BE “të konfrontohet me problemin kryesor të lëndëve djegëse që është plastika.”

Lidhja midis gazit, naftës dhe plastikës

Plastika, një nënprodukt derivat i lëndëve djegëse me bazë fosile, që prodhohet në procese që konsumojnë shumë energji dhe që ose hidhet, ose digjet ose riciklohet, shkon krah për krah me emetimin e dioksidit të karbonit në çdo hap të jetës. Prodhimi i plastikës në Europë është rritur nga 0,35 milionë ton në vitin 1950 në 55 milionë ton në vitin 2020 dhe plastika ka tregun më të madh të industrisë petrokimike të BE.

Sipas raportit të në fjalë, gati 15 përqind e gjithë gazit të BE dhe 14 përqind e naftës janë harrxhuar në vitin 2020 për të prodhuar petrokimiatet. Pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për të prodhuar plastika. Raporti shënon për shembull, se sasia e gazit të përdorur për të prodhuar plastikën, është e njëjtë me sasinë e gazit që harrxhohet në përgjithësi nga Holanda.

Po ashtu, vendet që harrxhojnë sasinë më të madhe të gazit dhe naftës për të prodhuar plastikë, Belgjika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Hollanda dhe Polonia, janë përgjegjës për 77 përqind të të gjithë mbetjeve plastike në BE.

Duke pasur parasysh këtë fakt si dhe përpjekjet për të gjetur burime gazi jashtë Rusisë, Delphine Levi Alvares, koordinatore europiane e organizatës Break Free From Plastic thotë, se është gabim serioz të mos e përfshish këtë sektor në programin e BE-së “Ruaje gazin për dimrin”, i cili synon të sigurojë ngrohje dhe rrymë për rajonin në muajt e ardhshëm.

“Ndërkohë që familjet dhe biznesi i vogël janë duke u përballur me fatura energjie që kanë shkuar në stratosferë, industria petrokimike është duke i harrxhuar burimet e pakta për të prodhuar plastikë të panevojshme njëpërdorimshe, duke e ndezur edhe më shumë krizën e energjisë në BE,” tha ajo gjatë publikimit të studimit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts