Saturday, April 20, 2024
HomeShendetesiStudimi: Covid ''infekton'' trurin si sëmundja e Parkinsonit

Studimi: Covid ”infekton” trurin si sëmundja e Parkinsonit

-

 

Mjegull mendore, vështirësi në kujtesë dhe përqendrim, probleme me nuhatjen. Këto shqetësime kanë qenë prej kohësh të qarta se Covid, edhe nëse kontraktohet në një formë të butë, mund të ketë një ndikim në tru. Shumë vështirësi të raportuara nga pacientët me Covid të gjatë, janë simptoma neurologjike. Një studim i sapopublikuar në “Molecular Psychiatry” i shton kësaj njohurie paraprake një pjesë mbi dëmet e SARS-CoV-2. Virusi mund të shkaktojë një zinxhir reaksionesh inflamatore në tru të ngjashëm me ato të disa sëmundjeve neurodegjenerative si Parkinson dhe Alzheimer.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Queensland në Australi ka studiuar efektet e virusit Covid në “mikroglia”, grupi i qelizave imune në tru të përfshira në mënyra të ndryshme në përparimin e demencës dhe sëmundjeve të tjera neurodegjenerative. Ekipi shumëzoi qelizat e mikroglisë në laborator dhe më pas i infektoi me SARS-CoV-2. Inflamazomet e formuara brenda qelizave, komplekse multiproteinike të afta për të aktivizuar një sërë reaksionesh inflamatore që në fund prodhojnë vdekjen qelizore. Me kalimin e kohës dhe te njerëzit e predispozuar për të zhvilluar sëmundje neurodegjenerative, kjo masakër e heshtur e neuroneve mund të çojë në demenca ose Parkinson.

Studimet sugjerojnë se virusi Covid ndërvepron drejtpërdrejt me mikroglia dhe mund të aktivizojë të njëjtën përgjigje inflamatore në të, që shkaktohet në disa sëmundje neurodegjenerative dhe që kontribuon në zhvillimin e tyre.

“Pra, nëse dikush është i predispozuar për Parkinson, të kesh Covid mund të jetë si t’i shtosh më shumë bezinë zjarrit në tru”, tha Trent Woodruff, autor i studimit.

“E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për ata që janë të predispozuar ndaj Alzheimerit dhe demencave të tjera të lidhura me inflamazomet”.

Zbulimi mund të hapë skenarë shqetësues për shëndetin publik në të ardhmen, duke pasur parasysh numrin e tepruar të njerëzve që tani janë infektuar me Covid. Megjithatë, lajmi i mirë është se disa frenues të proceseve inflamatore të testuara aktualisht në provat klinike duket se bllokojnë këtë zinxhir reaksionesh, si te minjtë e infektuar me Covid, ashtu edhe në qelizat mikroglia të infektuara me virusin në laborator. Prandaj, në të ardhmen, ne mund të kemi ilaçe të afta për të luftuar dëmtimin neurologjik të shkaktuar nga sëmundja, të paktën në pjesën që lidhet me inflamacionin./A2

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts