Friday, April 19, 2024
HomeArsimPedagogët e Shkodrës protestë për programin e doktoraturës, reagon rektorja Suzana Golemi...

Pedagogët e Shkodrës protestë për programin e doktoraturës, reagon rektorja Suzana Golemi…

-

 

Pedagoget e fakultetit te ekonomikut ne Shkoder kane protestuar kunder rektores Suzana Golemi. Sipas tyre, ajo po pengon qellimisht nje projekt te Bashkimit Europian per doktoraturen.
Ata kane aplikuar dhe jane shpallur fitues por rektorja do qe te zevendesohen pedagoget e miratuar nga ministria e arsimit. Ndersa pasditen e sotme rektorja Golemi ka reaguar permes nje deklarate per media. 
DEKLATARA E SUZANA GOLEMIT

Sqarim i opinionit publik në lidhje me reagimin e  stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, përsa i përket programit të doktoraturës

Universiteti i Shkodrës më në krye prof. dr. Suzana Golemi ka 2 vite që punon intesivisht për hapjen e programit të studimit të doktoraturës edhe pse bëhet fjalë për një projekt të inicuar prej 6 vitesh por të mbetur vetëm në letër.

Falë insistimit të vazhdueshëm të prof.dr. Golemi sot jemi drejt finalizimit të këtij programi, por sqarojmë se hapja është shoqëruar me disa rekomandime nga MAS, shkresa nr 1848/3 që mbajnë datën 04.04.2022, për plotësimin e tyre në respektim të dispozitave ligjore ka një afat 24 mujor.

Me qëllim që doktoratura të jetë në përshtatje me qëllimin e hapjes së saj, është punuar fort duke dakortësuar dhe  me drejtuesit e projektit të cilët kanë qënë dhe inicuesit kryesorë për rregullimin dhe përshtatjen e dokumentacionit në mënyrë që të plotësohen si duhet rekomandimet e lëna nga MAS.

Vendimi i Senatit i trajtuar në media nga ana e Fakultetit Ekonomik, Shkodër, ka qënë një nevojë e domosdoshme për të plotësuar dokumentacionin sipas disa kërkesave ligjore, në lidhje me stafin udhëheqës të programit të doktoratës, shkresa nr. 1848/3, datë 04.04.2022, pika 2/b: “Të evidentohet qartë grupi i profesorëve që kanë kërkime shkencore dhe ekspertizë specifikisht në fushën e turizmit të qëndrueshëm, që do të mbështesin zhillimin e programit dhe udhëheqjet e doktorantëve”, kërkesa këto të parealizuara si duhet nga Fakulteti Ekonomik.

Pozicioni i Rektores është jo vetëm firmosja verbërisht e dokumentacionit, por dhe verifikimi i tyre në mënyrë që ky program të marrë rrugën e duhur dhe studentët aplikues të mbështeten e të udhëhiqen nga staf akademik i profilizuar sipas rekomandimeve të lëna nga MAS.

Sanksionet financiare nuk duhet të jenë kusht për asnjë staf akademik apo staf drejtues të USH-së që të sakrifikojë përmbajtjen apo cilësinë e programit të studimit, përkundrazi, ato duhet të na motivojnë të punojmë fort për të vënë në jetë një projekt serioz i cili të sjellë një impakt të duhur publik dhe të jetë i prekshëm për çdo student çka është dhe interesi i vërtetë i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Aktualisht, i gjithë dokumentacioni gjendet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me të cilën USH ka një mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, çka provohet me hapjen e 14 programeve të reja të studimit në dy vite akademike. Jemi në pritje te finalizimit të këtij program nga ana e saj.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts